Ujesjellesit perfitojne 1.3 miliarde leke per te paguar energjine
Qeveria do te jape ne forme ndihme 1.3 miliarde leke per ndermarrjet e ujesjellesve qe te paguajne faturat e energjise elektrike. Ndersa 800 milione leke te tjere do te paguhen per sigurimet shoqerore te papaguara nga ndermarrjet e ujesjellesve, te cilat nuk jane mire nga gjendja financiare. Keto ndermarrje ndodhen ne nje moment kalimi nga pushteti qendror, te pushteti lokal. Persa u perket shpenzimeve, ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se shpenzimet asnjehere nuk kane kaluar 90 per qind ne buxhetin e shtetit. "Ne synojme qe ne fund te ketij viti te shkojme ne 94-95 per qind te shpenzimeve te pergjithshme te programuara, nderhyrje qe synojne te rrisin nivelin e shpenzimeve te realizuara gjate vitit",- tha Bode.
24 Dhjetor 2007