Uji në kometë i ngjashëm me atë të oqeaneve në Tokë
Kometa Hartli 2 ka ujë të ngjashëm me atë të Tokës më shumë se çdo kometë tjetër, thonë shkencëtarët.
Siç raporton BBC, me anë të teleskopit Hershel janë matur sasitë e deuteriumit, një tip i rrallë hidrogjeni, i pranishëm në ujin e kometave. Rezultatet e këtij studimi i mëshojnë idesë se uji në Tokë mund të ketë ardhur fillimisht nga përplasjet me kometat.
Miliona vjet pas formimit, Toka ishte shkëmbore dhe e thatë, diçka solli këtu ujin që ka mbuluar shumicën e planetit.