Ukraina: Rusia po përgatitet të largohet nga centrali bërthamor në Zaporizhzia! Moska: Lajm i pavërtetë

Rusia ka mohuar pretendimet e Ukrainës se Moska po planifikon të largohet nga termocentrali bërthamor i Zaporizhzia. Administrata e Enerhodarit e Rusisë ka akuzuar Ukrainën për “përhapje të lajmeve të rreme” në lidhje me një tërheqje të mundshme ruse nga zona.
Duke shkruar në Telegram, administrata tha se “ky informacion nuk korrespondon me realitetin” dhe se NPP Zaporizhzia “mbetet nën kontrollin rus”.
Të dielën, Petro Kotin, kreu i ofruesit të energjisë bërthamore të Ukrainës, tha se kompania kishte marrë informacion se forcat ruse mund të përgatiteshin të largoheshin nga objekti.
Kotin theksoi se “është ende herët për të thënë se ushtria ruse po largohet nga uzina”, por se ata “po përgatiten”.
Megjithatë, administrata e mbështetur nga Rusia tha se Rosenegeatom, një firmë shtetërore ruse, ka njoftuar planet për të “krijuar një burim rezervë të furnizimit me energji elektrike për NPP Zaporizhzhia”.
Një burim në Rosenegeatom citohet të ketë thënë se kompania ka marrë parasysh “rëndësinë e madhe të rezervës së furnizimit me energji elektrike për sigurinë bërthamore të NPP Zaporizhzhia, veçanërisht në dimër”.
/rtsh.al/