Ukraina në NATO? Stoltenberg: Të përfundojë më parë lufta me Rusinë dhe të forcohet sistemi mbrojtës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se “po ndërmerrte hapin vendimtar” për të zyrtarizuar aleancën kur Presidenti Putin njoftoi se do aneksonte pjesën lindore të Ukrainës.
Edhe pse ministri i mbrojtjes i Ukrainës i tha BBC-së se ai e shihte vendin e tij si një anëtar “de fakto” të NATO-s, aplikimi nuk ka përparuar më tej deri më sot.
Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg u pyet mbi mënyrat se si NATO dëshironte të forconte Ukrainën përpara se të ratifikonte anëtarësimin e vendit. Ai tha se “gjëja e parë që duhet të bëjmë është të ndihmojmë [Kiev] për të fituar këtë luftë.
“Fokusi i dytë kryesor duhet të jetë që kur kjo luftë të përfundojë në një mënyrë ose në një tjetër, ne duhet të sigurojmë që Ukraina të jetë në gjendje të mbrojë veten. Çështja e tretë do të jetë çështja nëse do të ketë disa marrëveshje, marrëveshje, garanci ndërkombëtare”, është shprehur Stoltenberg.
/rtsh.al/