E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ukraina në “pikë kthese”, thotë Zelenskiy ndërsa rusët rigrupohen pranë Kievit

Ukraina ishte në një pikë kthese në luftë me forcat ruse që duket se po rigrupohen për një sulm të mundshëm ndaj Kievit, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy, ndërsa Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj zyrtarëve të lartë të Kremlinit dhe oligarkëve rusë, njofton Reuters.
Me sulmin rus në javën e tretë, Zelenskiy, i cili ka mbledhur popullin e tij me një sërë fjalimesh nga kryeqyteti Kiev, tha se Ukraina “tashmë kishte arritur një pikë kthese strategjike”.
“Është e pamundur të thuhet se sa ditë kemi ende (përpara) për të çliruar tokën ukrainase. Por mund të themi se do ta bëjmë,” tha ai. “Tashmë po shkojmë drejt qëllimit tonë, fitores sonë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›