Ukraina publikon fotot e ushtarëve përgjegjës rusë për masakrën në Bucha

Autoritetet ukrainase kanë publikuar fotot dhe emrat e 10 ushtarëve rusë, të cilët akuzohen për masakrën e bërë në qytetin e Bucha-s. Ministria e mbrojtjes ukrainase pretendon se ushtarët janë pjesë e brigadës 64, e cila u nderua nga presidenti rus Vladimir Putin, për rolin që luajti në Bucha.
Pasi trupat ruse tërhoqën nga Bucha, u zbuluan më shumë se 410 kufoma të civilëve, shumë prej tyre me duar të lidhura që u ekzekutuan me një plumb në kokë.
U zbuluan edhe dhomat e torturës, ku civilët rriheshin brutalisht para se të vriteshin. Mes viktimave kishte dhjetëra gra, fëmijë dhe disa foshnja. Në fillim të këtij muaji Putin i dha titull nderi brigadës që mendohet gjerësisht si përgjegjëse për krimet e luftës dhe vrasjet masive në Ukrainë.
Duke përmendur “heroizmin masiv dhe trimërinë”, por duke mos përmendur luftën e Rusisë në Ukrainë, Putin nënshkroi një dekret për nder të Brigadës së 64-të të Këmbësorisë së Motorizuar.
/rtsh.al/