E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukraina sulmon me dron magazinën e Wildberries në Rusi

Një sulm me dron ukrainas goditi këtë të hënë një magazinë të kompanisë ruse të tregtisë online Wildberries në rajonin e Vladimirit, duke shkaktuar një zjarr dhe evakuimin e stafit, njoftoi kompania.

Sipas autoriteteve lokale, një i ri pësoi një plagë në kokë, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një grua që banonte pranë magazinës u lëndua lehtë në këmbë. Të dy u dërguan për trajtim mjekësor.

Wildberries bëri të ditur se zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa operacionet logjistike janë devijuar drejt magazinave të tjera për të mos ndërprerë dërgesat.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Kompania është goditur nga një seri sulmesh me dronë që prej 18 korrikut. Sipas Ukrainës, Wildberries përdoret nga ushtria ruse për furnizimin dhe transportin e pajisjeve me përdorim të dyfishtë dhe komponentëve për dronë, akuza që Kremlini i ka mohuar.

Nga ana tjetër, sulmet ndaj rrjetit logjistik të Wildberries konsiderohen nga Ukraina si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve ruse mbi infrastrukturën civile dhe shërbimet postare ukrainase.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›