E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ukraina sulmon përsëri, godet bazën raketore të Rusisë

Ushtria ukrainase ka bërë të ditur se sot ka goditur sistemet raketore ruse në rajonin Bryansk, të cilat po përgatiteshin të sulmonin vendin, të enjten (5 qershor).

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës kë bërë të ditur se Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me Shërbimin e Sigurisë dhe elementë të tjerë të Forcave të Mbrojtjes, nisën një sulm me raketa ndaj një njësie të Forcave Raketore Ruse në rajonin e Bryansk.

“Një raketë ruse shpërtheu dhe dy të tjera me shumë gjasa u dëmtuan”, tha shtabi i përgjithshëm nëpërmjet aplikacionit të mesazheve Telegram.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës publikoi një video që tregon një raketë që godet një vijë pyjore në rajonin që kufizohet me Ukrainën dhe Bjellorusinë.

Ata shtuan se kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka gjasa të ishte shënjestra e sulmit që po përgatitej nga njësia në rajonin e Bryansk

Sipas raportimit të Ukrinform, mësohet se një njësi e Brigadës së 26-të të Raketave u përpoq të niste një sulm ndaj njërit prej vendbanimeve ukrainase, me shumë mundësi Kievit, nga zona e Klintsy në rajonin e Bryansk, thuhet në raport.

“Falë zbulimit efektiv dhe si rezultat i përpjekjeve të koordinuara, objektivat u goditën me sukses. Një raketë lëshuese ruse shpërtheu dhe dy të tjera me shumë gjasa u dëmtuan. Vlerësimi i dëmit ende nuk është përditësuar.Përpjekja efektive dhe në kohë i lejoi Ukrainës të shmangte viktimat midis popullatës civile”, theksoi Shtabi i Përgjithshëm.

Më herrët Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës kreu një Operacion unik “Rrjeti i Merimangës”, duke lëshuar tufa dronësh të vegjël të futur më parë në Rusi në katër aeroporte ruse që strehonin bombardues strategjikë. Si rezultat, u goditën 41 avionë luftarakë strategjikë rusë, duke përfshirë modele të tilla si A-50, Tu-95, Tu-22 M3 dhe Tu-160.

Qendra e koordinimit të operacionit special ndodhej afër njërës prej zyrave rajonale të FSB-së.

SBU-ja goditi gjithashtu së fundmi Urën e Krimesë në atë që duket të jetë një sulm i tretë, këtë herë duke synuar mbështetjet nënujore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›