E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraine Tymoshenko para drejtesise

Ish-kryeministrja ukrainase dhe heroina e Revolucionit Portokalli të vitit 2004, Yulia Tymoshenko ka dalë para gjykatës në Kiev nën akuzën e abuzimit të detyrës.

Tymoshenko ka hedhur poshtë akuzat, që kanë të bëjnë me kontratat e gazit natyror me Rusinë, si hakmarrje ndaj rivalit të saj, presidentit Viktor Yanukovych.

Ajo humbi postin e kryeministres në mars të vitit 2010, pas një votëbesimi të mbajtur në Parlament.

Zonja Tymoshenko i ka kërkuar Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që të vlerësojë nëse akuzat janë të motivuara politikisht.

Rreth 1 mijë mbështetës të saj u mblodhën jashtë gjykatës në Kiev, që ishte rrethuar e tëra nga forcat e policisë, bën të ditur agjencia “AFP”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›