Ukrainë, banorët luten për fatin e tyre

Nje grup banorësh nga Kharkiv i Ukrainës dolën në orët e para të mëngjesit në një shesh të vogël të qytetit dhe u gjunjëzuan për t’u lutur për fatin e tyre. Teksa Rusia ka nisur sulmet mbi Ukrainën, askush nuk është më i sigurt për fatin e tij për ditët në vijim.
“Të shikosh këta njerëz të gjunjëzuar, në një të ftohtë të acartë, është vërtet shumë prekëse. Kjo është gjëndja e njerëzve të zakonshëm të Ukrainës, të cilët nuk kanë bërë asgjë për ta merituar këtë. Nuk kanë asnjë dëshirë për luftë, asnjë urrejtje ndaj Rusisë. Këta njerëz as nuk janë të përfshirë në gjeopolitikë, por do të jenë pikërisht ata të cilet do ta mbajnë barrën e të gjithë kësaj situate lufte dhe ushtarake midis dy shteteve” është shprehur gazetarja e CNN, Clarissa Ward, teksa dëshmoi atë çast.
Kryetari i bashkisë së Kharkivit i ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe te mos shkojnë në punë, kurse shkollat janë të mbyllura. Ndërsa transporti publik vazhdon të funksionojë. Gjithashtu, në qytet janë hapur dhe disa ‘’streha bombash’’, por në këto momente, nuk ka shkuar askush.
Burimi: CNN