E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukraine mazhoranca transferon punimet jashte salles se parlamentit

Konsiderohen si orë të vështira ato që po përjeton parlamenti ukrainës, ndërsa mazhoranca ka transferuar punimet jashtë sallës së parlamentit. Tashmë parlamenti mumd të konsiderohet i ndarë përgjysëm. Si reagim ndaj pushtimit të sallës nga ana e opozitës, mazhoranca ka vendosur të transferojë punimet në një seli tjetër që ndodhet në qendër të Kievit. Për kryetarin e kuvendit Ribak, një lëvizje e tillë është më se e ligjshme. Sipas rregullores punimet mund të zhvendosen nëse pjesa më e madhe e deputetëve është dakord për ta bërë këtë. Opozita e ka konsideruar këtë si një grusht shteti duke këmbëngulur se punimet mund të zhvendosen vetëm nëse vendimi aprovohet nga të gjithë deputetët. Ndërkohë që momente tensioni janë regjistruar dhe ndërmjet deputetëve. Debatet kanë nisur pas kërkesës së vazhdueshme të opozitës për të zhvilluar sa më shpejt zgjedhje në kryeqytet i cili prej dy vitesh drejtohet nga një administratë e jashtëzakonshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›