E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraine perleshje kunder futjes se rusishtes

Një ligj i ri i gjuhes se folur ne vend, i cili bën më shumë vend për rusishten, eshte shkaku i perleshjeve te dhunshme ne kryeqytetin e Ukraines, Kiev, ku forcat e rendit perdoren gazin lotsjelles per te shperndare turmat e protestuesve.

Përplasjet nisen perpara nderteses, ku presidenti Viktor Janukovic duhet te mbante nje fjalim. Drafti i ligjit te ri, i hartuar nga partia e Janukovicit, u miratua ne parlament te marten pa diskutime mbi amendamentet e shumta, çka shtyu kryetarin Volomir Litvin te paraqiste kerkesen per doreheqje. Te njejten beri edhe zevendesi i tij, Nikola Tomenko.

Projektligji, per te cilin jane rrahur me grushte ne sallen e parlamentit ligjvenes te partise ne pushtet dhe opozites, i jep rusishtes, gjuhes meme per banoret e zonave lindore dhe jugore te Ukraines, statusin e gjuhes rajonale. Kritiket druhen se se nje hap i tille do te dobesoje sovranitetin e Ukraines e te ndihmoje rikthimin e vendit ne sferen e influences se Moskes. Drafti do te shnderrohet ne ligj me nenshkrimin e presidentit Janukovic, firma e te cilit nuk vihet ne diskutim persa kohe konsiderohet nje aleat i ngushte i Rusise.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›