E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraine vdesin 16 persona ne miniere

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në Ukrainë si pasojë e një shpërthimi në një minierë, në rajonin lindor të Luganskit.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave 10 persona të tjerë konsiderohen të humbur ndërsa dy të tjerë po mjekohen në spital.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 01:57, me orën lokale, saktësojnë burimet.

Mungesa e pajisjeve dhe e standarteve të sigurisë i bëjnë minierat në Ukrainë mes më të rrezikshmeve në botë dhe incidentet në to janë të zakonshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›