E Martë, 3 Nëntor 2026

Ulen sërish temperaturat, çfarë ndodh me motin ditën e premte

Ditën e premte vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme  falë ndikimit të qarkullimit  ciklonar, periferisë së presionit atmosferik të ulët i pozicionuar mbi detin Mesdhe dhe e masave ajrore të lagështa.

Moti  parashikohet të jetë me alternime vranësirash mesatare e kthjellimesh në orët e para të ditës. Më pas shtim të vranësirave dhe alternime të herëpasherëshme kthjellimesh.

Duke filluar nga orët e mesditës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët  në pjesën më të madhe të territorit.

Nga orët e mbrëmjes reshjet kryesisht në jug pritet të jenë hera – herës me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Më pas reshjet humbasin territor e intensitet, priten të izolohen në relievet malore në jug të vendit.

Në jug në lartësitë mbi 800-1000m  priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›