E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ulet çmimi i naftës, benzinës dhe gazit

Ulet sërish çmimi i naftës. Ulje kanë dhe benzina e gazi.

Nga sot 4 Maj ora 18.00, çmimi i naftës do të jetë jo më shumë se 169 lekë/litri, i benzinës do të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri dhe i gazit 62 lekë/litri.

Ky është vendimi i marrë nga bordi i Transparencës më 4 maj.

“Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.05.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 740, -35 nga data 02.05.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 633, -24 nga data 02.05.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 101.18 (- 0.62 nga data 02.05.2023),” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 169 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 157 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 62 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 50 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 75 lekë/litër.

 Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 169 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 157 lekë/litër.

Në krahasim me një ditë më parë çmimi i naftës dhe benzinës u ul me 3 lekë, për litër ndërsa i gazit është ulur me 4 lekë.

Më 3 maj Bordi kishte caktuar çmimin e naftës 172 lekë për litër, i benzinës, 175 lekë për liter dhe I gazit 66 lekë për litër.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›