E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ulet nafta dhe benzina, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburaneteve

Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja, lidhur me çmimin e karburanteve në vend. Sipas Bordit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590, do të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 76 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 64 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 95 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 14 Mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.”- thuhet në njoftim.

Bordi i transparencës deklaron se që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Sipas saj, ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›