E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulje e lehtë temperaturash, parashikimi i motit për ditën e shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare deri mesatare kalimtare në mesditë deri pasdite në malësitë e zonës së jugut dhe relievet malore në lindje.

Vranësirat në zonën e jugut do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë në 31 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 10 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdeatre dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14m/s.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›