Ulje temperaturash në fundjavë, priten rreshjet e para të borës në Ballkan
Tiranë- Tërë Ballkani gjatë fundjavës do të përfshihet nga moti i ftohtë dhe vende vende edhe nga reshjet e para të borës. Reshjet e borës pritet të regjistrohen në pjesët e larta malore, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se reshjet do të jenë në vendet me lartësi mbidetare prej 2 mijë metrave.
Sipas agjencisë së lajmeve INA, Institutit për Hidrometeorologji në Shkup gjatë tre ditëve ka parshikuar mot me diell dhe temperatura mbi 25 gradë celsius. Ndërsa nga dita e shtunë pritet ndryshimi i motit dhe rikthimi i të ftohtit. Ballkani paralajmërohet që të jetë nën ndikimin e një mase të ftohtë ajrore, e cila do të sjellë reshje shiu dhe bore dhe rënie të temperaturave.
Të dielën pritet mot i ndryshueshëm dhe jostabël me reshje të shiut, me erë dhe rënie të temperaturave.
Temperaturat e mëngjesit do të regjistrohen nën 10 gradë celsius, ndërsa ato maksimale deri në 20 gradë celsius. Motin e njejtë e kanë paralajmëruar edhe mediat kroate dhe ato serbe.
/IDEA/