Ullrich Jam dopuar por nuk jam penduar

Ish-fituesi i Turit të Francës, Jan Ullrich, pranoi për herë të parë faktin që është dopuar këtë të shtunë.
Kundërshtari më i ashpër i Lance Armstrong, në atë që konsiderohet tashmë si etapa më e errët në historinë e çiklizmit, ishte pezulluar nga sporti pasi kishte rezultuar pozitiv, por ai vazhdonte të mbështeste prej vitesh pafajësinë e tij. “Nuk jam më i mirë se Armstrong, por as më keq. Jam si të gjithë çiklistët e epokës sime”, deklaroi çiklisti gjerman, i cili tashmë pritet të zhvishet përfundimisht nga titulli i Turit të Francës së vitit 1997. “Pothuajse të gjithë në atë kohë merrnin substanca për përmirësimin e rendimentit të tyre sportiv. Ishte një kusht i domosdoshëm për këdo që dëshironte të ishte i suksesshëm”, tha Ullrich. Fitues i një medalje të artë dhe një të argjendte në Lojrat Olimpike të Sidneit 2000, Ullrich ka një këndvështrim interesant, mbi pafajësinë që ai pretendon se ruajti edhe duke u dopuar. “Të mashtrosh, për mua është të fitosh një avantazh të padrejtë ndaj të tjerëve. Ajo që unë kam bërë, ishte vetëm të siguroja për veten kushte të barabarta me kundërshtarët”, theksoi Ullrich. / Top Channel