E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Unë e vrava”, i moshuari pranon krimin, në gjendje të dehur goditi të birin 37-vjeçar me thikë (EMRAT)

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Hekuran Gjoni, 74 vjeç ka goditur me thikë të birin, Asim Gjoni, 37 vjeç në banesën e tyre.

Si pasojë e plagëve të marra, 37-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit  në Komisariat për veprime të metejshme.

I moshuari ka pranuar përpara policisë që e ka vrarë të birin.

Mësohet se të dy kanë qenë në gjendje të dehur kur ka ndodhur ngjarja.

Pritet që 74-vjeçari të merret në pyetje për të zbuluar shkakun e sherrit./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›