“Unë mund ta ndryshoj”, e lidhur me burrin që del me 10 të tjera, gruaja nuk heq dorë prej tij

Një grua pohoi se është në një lidhje me një burrë që shoqërohet me të tjera gra, por ajo nuk po i humb shpresat dhe beson se një ditë do të jetë ajo dhe një tjetër në jetën e tij.
Natasha është në një lidhje me Shawn dhe sipas The Sun, burri ka pasur lidhje me të paktën 10 gra dhe është një Playboy i papenduar. Në deklaratat e tij në emisionin “Dr. Phil” u shpreh se nuk është gati të heqë dorë nga stili i jetës së tij beqare dhe t’i përkushtohet një femre, ndërsa theksoi se ka zgjedhur Natashën si dashnore, pasi i pëlqen stili i saj i jetesës, pasi ai është artist me profesion.
“Kur e takova për herë të parë Shawn, ai u prezantua si një Playboy dhe ishte arrogant, ai nuk donte një lidhje në fillim. Por ndërsa e njoha më mirë, pashë një anë tjetër. Do të doja një angazhim ekskluziv prej tij”, tha ajo.
Tani, Natasha po përpiqet të gjejë një mënyrë për të qenë gruaja e vetme në jetën e Shawn dhe theksoi se ajo mund ta ndryshoj atë.
Megjithatë, ata që e ndoqën shfaqjen nuk u pajtuan me të dhe sipas botimit britanik, argumentuan se ajo duhet të ndahet sepse ajo po humb kohën e saj me të. /vizionplus.tv