Unioni i Gazetarëve të Kosovës dënon dhunën ndaj Bazes

Prishtinë, 4 nëntor NOA Për dhunën ndaj gazetarit Mero Baze ka reaguar sot edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët dënojnë sulmin që ndodhi më 2 nëntor në një lokal në zonën e ish-bllokut në Tiranë kur u dhunua nga biznesmeni Rezart Taçi dhe truprojat e tij gazetari Baze.
Sulmin ndaj gazetarit dhe botuesit të gazetës Tema, Mero Baze, UGK e konsideron si të pa pranueshëm dhe si cenim i shprehjes dhe lëvizjes së lirë të gazetarëve.
Unioni i Gazetarëve të Kosovës, përshëndet reagimet e kolegëve të tyre ndaj sulmin mbi gazetarin Mero Baze, ndërsa kërkon nga ta që sa më shumë të bëjnë presion mbi institucionet e Republikës së Shqipërisë por edhe të mekanizmave ndërkombëtar që fajtorët e sulmit të vijnë para drejtësisë thuhej në deklaron e UGK-së.
Unioni i Gazetarëve të Kosovës, dënon ashpër aktet e tilla të cilat janë të pa pranueshme dhe janë hap prapa drejt integrimeve euroatlantike.
Me këtë sulm fizik, ndaj Bazes edhe njëherë u pa qartë se vendet në rajon kanë probleme me lirinë e shprehjes thuhej më tej në deklaratën e Unioni të Gazetërev të Kosovës.
k.k/NOA