E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti "Kristal", diplomohen studentët për vitin akademik 2008-2009

Në një ceremoni madhështore universiteti "Kristal' ka diplomuar studentët e drejtësisë dhe infermierisë për vitin akademik 2008-2009. Për këtë universitet është viti i dytë i diplomimit çka tregon një fillim të traditës profesionale të këtij universiteti .Vetë rektori i këtij universiteti Mariglen Spiro duke vlerësuar studentët e diplomuar vuri theksin në strategjinë, për zgjerimin e mëtejshëm të programeve studimore që ofron ky universitet.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë profesorë ,akademikë si dhe zvministria e arsimit Nora Malaj e cila vlerësoi punën e këtij universiteti si dhe shprehi konsideratën e qeverisë për rrymën e dijes që ofron universiteti "Kristal'.
Gjatë ceremonisë presidenti i Universitetit Kristal Ahmet Muça në emër të universitetit ka dekoruar me çmimin "Doktor Honoris Kausa", Siodor Rusvelt Xhunior professor amerikan. Universiteti "Kristal" tashmë ka një eksperiencë pesë vjeçare në fushën e mësimdhënies.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›