Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” drejt zgjedhjeve

Ndërsa ka mbetur 1 javë nga dita e zgjedhjeve në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, fushata e kandidatëve po vazhdon me intensitet.
Për RTSH kandidati Prof.Dr.Tonin Gjuraj, ka bërë një panoramë të takimeve të deritanishme të takimeve me pedagogët dhe studentët sipas fakulteteve, duke treguar edhe çeshtjet kryesore që janë diskutuar.
“Pika ime kryesore është shpëtimi i programeve që rrezikohen” tha zoti Gjuraj.
Ai ka treguar edhe prioritetet e tij në rast se do të zgjidhet në pozicionin e titullarit të institucionit më të rëndësishëm akademik në veriun e vendit. Gjuraji premtoi bashkëpunim me të gjitha nivelet e drejtimit në universitet.
Në garë për rektor të Universitetit të Shkodrës janë dhe kandidatët Rajmonda Kçira dhe Nertila Ljarja, të cilat ende nuk i janë përgjigjur interesimit të RTSH për intervistë.
/ rtsh.al /