Universiteti i Shkodrës “mbahet gjallë” nga dega e Infermierisë

Kuotat e degëve Infermieri, mami dhe fizioterapi të planifikuara për studentët nga brenda vendit qe ne raundin e parë janë drejt ezaurimit të plotë. Edhe 12 kuotat e planifikuara për shqiptarët e Malit të Zi janë plotësuar pa përfunduar raundi i parë. Ky interes për degët e mjekësisë në Shkodër, ka bërë që stafi akademik të mendojë edhe për hapjen e një programi të ri, master shkencor në Shkencat Mjekësore Teknike.
Universiteti i Shkodrës, është prej intitucioneve arsimore më të rëndësishme e më me traditë në vend. Sot pranë këtij universiteti funksionojnë 5 fakultete. Ndërsa sa u takon disa degëve të cilat prej vitesh kanë mbijetuar me një numër tejet të ulët studentësh, si fizika e matematika edhe këtë vit vijojnë të jenë pa studentë.