Universiteti i njohur italian do kthehet në anglisht
Nga La Scala deri në San Siro, ngado që të kthesh sytë, Milano është rrethuar nga ikona italiane.
Por siç raporton BBC, për këtë arsye duket si një tërmet kulturor fakti që një nga universitetet më të njohura në Itali ka vendosur të kthehet në gjuhën angleze.
Politekniku i Milanos ka deklaruar se nga viti 2014, kurset dhe diplomat do jenë të gjitha në anglisht në vend të italishtes.
Ujërat e globalizimit po rriten edhe rreth e qark edukimit të lartë, ndaj universiteti beson se nëse do mbetet një universitet në gjuhën italiane, rrezikon izolimin dhe nuk do jetë në gjendje të konkurrojë si një institucion ndërkombëtar.
Ne besojmë fort se klasat tona duhet të jenë klasa ndërkombëtare dhe e vetmja rrugë për të pasur klasa ndërkombëtare është të përdorim gjuhën angleze, tha rektori i universitetit, Giovanni Azzone.
Italia mund të ketë qenë djepi i gjuhës së fundit të madhe globale- latinishtes, por tani ky universitet po i kthehet anglishtes si një gjuhë e re e përbashkët.