Universiteti shtetëror provimesi të italianit, Renzo Bossi
TIRANE- Redi Shijaku, dhëndri i rektorit të Universitetit të Sporteve, Vejsel Rizvanolli, është aktualisht student i vitit të katërt në sistemin part-time te fakulteti i Shkencave të Lëvizjes së këtij institucioni të arsimit të lartë publik. Që do të thotë se ai duhet të jetë i pranishëm çdo të shtunë e të dielë në auditoret e këtij fakulteti, pasi sistemi me kohë të pjesshme zhvillon mësim gjatë fundjavës.
Sipas të dhënave që ka siguruar nga gazeta Shqiptarja.com vihet re se personi në fjalë, duket se jo vetëm e ka pasur të pamundur prezencën e tij çdo fundjavë për të ndjekur studimet, pasi ai udhëton shumë shpesh jashtë Shqipërisë por madje duket se jeton në Angli, shtet nga i cili ka edhe një dokument identifikimi që kalon në çdo pikë kufitare.
Por jo vetëm kaq. Ajo që e implikon drejtë për drejt rektorin e këtij universiteti për favorizim të studentit Shijaku me të cilin ka edhe lidhje të ngushta familjare, është fakti se në datat që mbajnë përsipër procesverbalet e lëndëve që ai ka dhënë provim, ku sigurisht ai është vlerësuar edhe me notë, në të vërtetë Redi Shijaku nuk ndodhej fare në Shqipëri, por jashtë vendit.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com
(ne foto faksimile e të dhënave të marra nga sistemi TIMS, dhe Vejsel Rizvanolli)
(sg/shqiptarja.com)