E Hënë, 2 Nëntor 2026

Uoker kapet me Zhoa Feliks: Paso topin, nuk jemi Mesi!

Në “Maradona” të Napolit, Milani i dha lamtumirën objektivit për Champions, ndërsa kamerat kanë filmuar edhe një moment mjaft delikat mes dy protagonistëve të ekipit kuqezi.

Bëhet fjalë për momentin kur ekipi po kthehej në fushë pas pushimit ku Kajl Uoker iu afrua Zhoao Feliksit dhe i tha: “Paso topin, nuk jemi Mesi!”.

34-vjeçarin nuk e mbajtën nervat pasi shpesh portugezi kishte “injoruar” zbritjet e tij në sulm. Britaniku dhe portugezi mbërritën në Milano gjatë merkatos së dimrit, ku Milani u përfocua me qëllim që të arrinte mes katër vende të para. Objektiv ky që mund të mund të konsiderohet si i dështuar ashtu siç është edhe fryma në grupin e Serxho Konseisaos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›