E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ura drejt shembjes; rrezikohet jeta e qytetarëve në Patos

Ura e Belinës në njësinë administrative të Zharrëz në Patos rrezikon shembjen.

Një pjesë e strukturës së këtij objekti lidhës është dëmtuar dhe përbën rrezik për jetën e drjetuesve të mjeteve dhe banorëve të zones.

Dëmtimet më të mëdha janë kryesisht në pjesën e këmbëve të urës, por jo vetëm.

 

 

 

 BANORET

 1-Rreziku më i madh është për maunet e mëdha që kalojnë këtu. Frikë është se do bie e do vritet na njëri.

2-Tani se pata mendjen tek rruga. Është e valëzuar dhe rrezikon.

 

 

3-Është plasaritur e gjitha.

 

 

4-Është shumë e rrezikshme. Burim aksidenti. Ka shumë qarkullim

Ura, e gjatë jo me shumë se 30 metër, përdoret më shë shumti nga fermerë të kësaj zone që çojnë prodhiemt e tyre bujqësore në treg, çka e kthen në domosdoshmëri ndërhyrjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›