E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ura e Goricës, Monument Kulture i Kategorisë së Parë

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat sjell në vëmendje objekte të denja për t’u vizituar nga turistët e shumtë që ia kanë shtuar gjallërinë qytetit. Objekti që DRTK Berat veçoi sot, përmes një publikimi në rrjetet sociale, ishte Ura e Goricës.

Kjo urë është ndërtuar në vitet ’70 të shek. XVIII nga Ahmet Kurt Pasha. Përpara kësaj kohe, të dyja brigjet e Osumit lidheshin me një urë druri. Ajo kishte nëntë harqe me konstruksion druri, të cilat ngriheshin mbi këmbë guri. Kishte një vlerë të madhe për banorët e lagjes “Goricë”, të cilët e ruanin me përkujdesje të veçantë pyllin mbi lagje, prej ku merrej lënda e nevojshme për riparimin e urës.

Ura mban statusin Monument Kulture i Kategorisë I, që prej vitit 1948.

/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›