Ura e re e Bahçallëkut, specialistët: Prurjet e Drinit, ndikim në ecurinë e projektit

Në kantierin e urës së re të Bahçallekut, puna është në një fazë të rëndësishme të ndërtimit të strukturës. Deri tani, ka përfunduar vendosja e të gjitha pilotave të urës, si dhe janë ndërtuar dy mbështetëset dhe dy këmbët e para të saj.
Po sipas drejtuesve te punimeve ndërtimi i objektit mbi lumin Drin paraqet edhe vështirësi të veçanta teknike. Ecuria e punimeve është e lidhur drejtpërdrejt me kushtet atmosferike dhe veçanërisht me nivelin e ujit në lumë, qe sipas eksperteve ka ndikuar në tejkalimin e afatit fillestar të përfundimit të objektit.
Ura e re po ndërtohet paralel me urën ekzistuese mbi lumin Drin dhe është pjesë e projektit me vlerë rreth 8.4 milionë euro për ndërhyrjen në aksin Harku i Bërdicës–Bahçallëk.
Projekti synon të rrisë kapacitetin e qarkullimit në hyrje-dalje të Shkodrës dhe të lehtësojë trafikun në këtë aks, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të lartë automjetesh.
Gazetar: A.Hoti
/rtsh.al/