Urdher-arresti per Michael Madsen

Policia është në ndjekje të Michael Madsen pas një urdhër-arresti të lëshuar ndaj tij.
Protagonisti i “Kill Bill” i ka borxh 350 mijë sterlina ish-bashkëshortes së tij. Gjyqi lëshoi urdhër-arrestin pasi aktori nuk u paraqit në një seancë dëgjimore për shlyerjen e borxheve që ka ndaj saj dhe fëmijës së tij.
53-vjeçari ka qenë i martuar tre herë dhe ka gjithsej pesë fëmijë.