Urdhër-arresti për Putin, Medvedev kërcënon me sulm me raketa Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar më 17 mars një urdhër-arrest për presidentin rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, anëtare e qeverisë së tij. Ky urdhër-arrest, është konsideruar nga ana e zv.presidentit rus Dmitry Medvedev, si provokim nga Perëndimi. Ai ka kërcënuar me sulm me raketa ndërtesën e Gjykatës në Hagë.
“Është plotësisht e mundur të imagjinohet përdorimi i synuar i një Onyx hipersonik nga Deti i Veriut nga një anije ruse drejt ndërtesës së gjykatës në Hagë. Ata vendosën të gjykojnë një president të një fuqie bërthamore që nuk merr pjesë në ICC në të njëjtat arsye si Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera”, shkroi Medvedev në Telegram.
Rusia nuk është një vend anëtar i ICC-së, që do të thotë se gjykata, e vendosur në Hagë, nuk ka autoritet atje. Megjithatë, kjo mund të ndikojë tek Putin në mënyra të tjera, siç është pamundësia për të udhëtuar ndërkombëtarisht. Ai mund të arrestohet nëse shkel në ndonjë nga 123 shtetet anëtare të Gjykatës.
/rtsh.al/