E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdher arresti per drejtorin e Ujesjellesit ne Fier

Policia e Fierit ka nxjerrë urdhër arresti për drejtorin e ujësjellësit, Baftjar Gropa.

Urdhri i arrestit lidhet me vjedhjen e kabllit elektrik në fshatin Varibop të Fierit dhe që shkaktoi mungesën e
energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm për disa fshatra.

Menjëherë pas këtij akti penal, policia ka arrestuar edhe autorët e vjedhjes, të cilët ishin dy pompistët e stacionit të Ujësjellësit, Pellumb Naser dhe Nuri Velaj.

Dy të arrestuarit akuzohen se kanë prerë dhe më pas vjedhu 5 kampata tel bakri rreth 250 m i gjatë, që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave të ujit të Ujësjellësit të Patosit dhe ndaj tyre rëndon akuza për “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje” .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›