E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdher heronjsh

style=positionrelativez-index2>

Rovena Vata

Etnos ne epos eshte nje studim monografik i pergatitur me mjeshteri te vecante nga studiuesi Shaban Sinani. Me aftesine e tij akademike Sinani merr persiper ti vije ne ndihme mbare botes akademike qe ai vete perfaqeson dhe gjithe audiences te studiuesve te vjeter apo te rinj qofshin keta. Tashme kemi ne dore nje botim te shumepritur per te cilin autori ka punuar per nje periudhe me shume se 15 vjecare duke perfunduar rrugen e nisur nga Eqerem abej.

Ky studim jo rastesisht fillon me kete fjali Trashegimia kulturore gojore shqiptare pak nga pak po ze vendin e vet ne programet e rendit paresor te UNESCO-s per pasurite elitare te njerezimit.

Studiuesi Shaban Sinani kembengul qe eposi shqiptar te promovohet ne programet elitare te trashegimise folklorike shqiptare me te hershme. Gjithashtu ai njihet dhe me emertimet eposi heroik legjendar cikli i kreshnikeve cikli verior cikli i Mujit dhe i Halilit. Mbledhja botimi dhe studimi i eposit te kreshnikeve nisi ne fund te shekullit te 19-te dhe vijon ende. Pervec klerikeve franceskane Palaj-Kurti duhen vecuar merite themelore per zbulimin dhe studimin e eposit kane albanologet M. Parry A. Lord M. Lambertz S. Skendi A. Pipa. Rapsodite e eposit te kreshnikeve jane kenge me pavaresi formale nga njera-tjetra por ne permbajtje ato i bashkon e njejta mendesi e njejta epoke e njejta hapesire te njejtat figura mitologjike e gjysme-mitologjike. Rapsodia vete e permend rralle fjalen kreshnik. Heronjte e saj e quajne veten trima ose aget e Jutbines. Kreshnike heronj qe mbrojne kufijte e trojeve te te pareve jane quajtur nga mbledhesit dhe studiuesit. Ne kenget epike legjendare ka zera e jehona prej shume epokash parahistorike prandaj ato vleresohen si kenge me karakter shumeshtresor. Ne to nuk ka heronj historike por heronj kulturore. Eposi i kreshnikeve eshte shprehja me e hershme e veteidentifikimit etnik te parashqiptareve dhe shqiptareve. Ne epos krijuesi dhe bartesi i rapsodise dallojne veten prej tjetrit si qenie etnike. Tjetri identifikohet edhe permes etnonimit te vet Shkjau Osmani Harambashi bash arapi ose arapi pasha Harapi i Zi Jelini heleni greku Ltinka e Bardhe latini Tali/Talja italiani Jevrenija Qyste Jahudia hebreu Filipe Maxhari hungarezi ndersa kreshniket nuk e permendin shprehimisht bashkesine ye ciles i perkasin. Konflikti sundues ne epos eshte ai me krajlite dhe antagonistet e ageve te Jutbines te cilet jane kreshniket e krajlive. Kjo i ka shtyre studiuesit te mendojne se koha e pare e krijimit te eposit duhet te jete pikerisht ajo e dyndjeve sllave ne jug te Ballkanit ne shekujt VI-VIII. Eposi i kreshnikeve ka ngjashmeri me shumicen e epopeve te popujve evropiane dhe te boteve me te largeta. Njesoj si ne epopene antike shumehere edhe ne ate greke heronjte qendrore jane dy. Muji zgjedh fuqine sikurse Akili por heroi tjeter Halili shenjon me shume kultin e bukurise jo te dijes si Odiseu. Zanat pajtore te fatit te kreshnikeve jane mite me nje pike te dobet si Akili ne antikitetin grek dhe Samsoni ne eposin hebraik.

Muji duhet te kaloje ne prova te ngjashme rishtarie sikurse Rustemi ne Shah-Namene perse.

Si ne epopene greko-bizantine spanjolle dhe ne ate franceze ku rreziku qendror jane mauret edhe ne eposin e kreshnikeve nji harap i zi ka dale prej deti. Ne eposin e kreshnikeve nuk ka hapesire dhe kohe te percaktuar historike. Jutbina eshte nje atdhe shpirteror i rapsodeve.

Keto argumente kalojne ne dobi te autoresise vendase. Dy tiparet themelore te figurave mitologjike ne epos jane karakteri matriarkal. Ndryshe prej epopeve antike ne ciklin e kreshnikeve nuk ka hyjni qiellore dhe nentokesore. Sikure Gilgameshi i shumhereve te mocem i cili eshte njeri ne nje te treten dhe hyjni ne dy te tretat edhe kreshniket e kengeve shqiptare jane pjeserisht njerez tokesore dhe pjeserisht rishtare te nje urdhri hyjnor si marres te fuqise se zanave. Shihet se kjo nderthurje e vetive tokesore me ato qiellore eshte e pergjithshme boterore.

Fuqia e kreshnikeve buron prej zanave dhe nuk trashegohet me tej se Omeri ose Omerat prej Mujit nuk ka brez te trete kreshnikesh. Kulti i malit i bjeshkes i lartesise vertikalitetit perdorimi i kohes per te matur hapesiren dhe anasjelltas nant dite/ udhe numrat simpatike dhe sistemi njezetdhjetor indoevropian vegisimal system i numerimit trezet katerzet tipi i mendimit poetik jane shprehje te nje hershmerie dhe vijueshmerie te gjate. Eposi i kreshnikeve eshte permendorja me e rendesishme e trashegimise gojore iliro-shqiptare qe deshmon mitologjine e hershme te popullit shqiptar. Nese gjuha dhe shume shenja te identitetit shqiptar e fillojne historikisht kalendarin e tyre nga shekulli i 7-te e kendej mitologjia ne eposin e kreshnikeve i ngjan nje palimpsesti ne te cilin shfaqen shtresa universale indoevropiane mesdhetare ilire shqiptare evropiane ballkanike qe deshmojne jo vetem rrugen prehistorike dhe historike te popullit shqiptar por edhe kalendarin e shfaqjes se mendesise prehistorike-historike te zhvillimit te shkalleshkallshem te mendimit njerezor. Mitologjia shqiptare ne eposin e kreshnikeve shfaq ngjashmeri arketipale me eposet me te medhenj te historise boterore si dyshja luftetare

e ngjashme me eposin e shumereve- Gilgamesh me eposin helenik Akili dhe Odiseu provat e rishtarise dhe te zgjedhjes apo shugurimit Herakliti ne eposin antik grek Rustemi ne Shah Name kulti i fuqise fizike heroi me pike te dobet Akili Samsoni burimi totemik i fuqise lopa Bermaja tek eposi pers dhite e kryehershme e bejne eposin shqiptar deshmitar te nje epoke paraindoevropiane eposi i hebrenjve nuk eshte epos i nje populli te se njejtes familje-hebrenjte jane popull semit. Dy qyteterimet e medha te antikitetit fqinj kane lene gjurme te forta mitologjike duke u bere deshmitare te hershmerise absolute te eposit jane afersisht 40 motive te ngjashme me eposin homerik M. Lambertz eshte vertetuar ngjashmeria e Zanes me Dianen latine jo vetem gjuhesisht por edhe ne atribute. Te gjitha keto e bejne eposin shqiptar dhe mitologjine e tij nje permendore parashqiptare dhe parasllave duke i dhene nje funksion perjashtimor ne gjithe historine e eposeve te popujve paleoballkanas. Kulti i vertikalitetit shenjterimi i numrave simpatike te lidhur me kalendare parakristiane dhe kristiane nje dy tre shtate nente 12 40 etj gjithashtu eshte gjurma e kesaj kohe. Ne eposin tone studiuesi ka gjetur edhe tipare evropiane te cilat jane kaloresia leterkembimi deri diku edhe kryqtaria fryma e krishtere. Dashurite e fuqishme dhe deshirat per martesa endogame konceptimi i lidhjes se gjakut si totalitet i bashkesise Ttana cikat e jutbines/ bash si motra qi po mduken. Eposin dhe heronjte e tij nuk i nxe koha dhe historia. Papercaktueshmeria kohore dhe historike e ben ate nje prej eposeve me origjinale ne Ballkan duke perfshire eposet e sllaveve te jugut koha e te cileve eshte vulosur- thote autori- qe prej Betejes se Fushe-Kosoves 1389 e kendej dhe Digenis akritas te grekeve bizantine. Gjithashtu studiuesi Shaban Sinani shton faktin se mitet e eposit shqiptar te kreshnikeve jane kryesisht ktonike mite te tokes dhe me burim matriarkatin kreshniket identifikohen nga nena dhe jo nga babai gje qe i ben ata me te hershem se krishterimi dhe te pakrahasueshem me mitet e popujve ballkanas te mepasme. Karakteri ktonik eshte shprehje e nje popullsie autoktonike. Karakteri matriarkal gjithashtu e lashteson eposin shqiptar duke e afruar me antikitetin e hershem. Eposi heroik legjendar shqiptar e shpreh nje vetedije te tille permes te dhenash te terthorta duke e dalluar gjuhen veshjen sjelljen traditen e heronjve kulturore vendas si te veten dhe me se shumti prej opozicionit me tjetrin. Informacioni me i rendesishem vetedallues qe jep rapsodia mund te shprehej ne thjeshtligjerim Une jam si heroi vendas sepse nuk jam shkja nuk jam jelin nuk jam jevrej nuk jam maxhar nuk jam miskov nuk jam harap dhe as harambash nuk jam jahudi nuk jam latin dhe as i Talit. Shkalla e perdallimit te tjetrit ne epos eshte me e larte se e vetvetes. Ngjashmeria si pasuri ballkanizimi i dukurive dhe motiveve te epikes legjendare prania e tjetrit si deshmues hershmerie jane gjithashtu me rol emancipues ne mendesi e ne metodologji. Gjithnje e me shume eposi i shqiptareve shihet jo si nje thesar i mbyllur ne vetvete jo si nje produkt i pangjashem me epope te tjera por si nje trashegimi qe e bashkon me keto trashegimi lidhja gjenetike mes popujve karakteri universal i mitologjise burimi historik i perbashket a i afert fqinjesia apo prekja ne kohe e hapesire dhe pa dyshim ligjet e brendshme te vete epopese qe percaktojne tipologjine e zhanrit. Veshtrimi i epikes legjendare shqiptare si nje palimpsest ku epokat dhe kulturat kane lene gjurmen e vet shtrese mbi shtrese duke deshmuar veten dhe te tjeret ka qene emancipues per dijen albanologjike dhe jo vetem per epikologjine.

Nje problem i diskutueshem shpesh i kaluar me indiference ose me sakte pa i kushtuar rendesine e merituar eshte ai i raporteve te brendshme te kreshnikeve vecanerisht ai i raportit midis kreshnikeve dhe disa heronjve te perafert e njeheresh te dallueshem prej tyre si Gjergj Elez Alia. Nga kerkimet ne terren per nje kohe te gjate cikli i kengeve te Gjergj Elez Alise ka mbetur i vecuar.

Mendimi se ne epiken legjendare shqiptare ka vetem nje urdher heronjsh vetem urdhri i vellezerve Muji dhe Halili kur po behet gjithnje e me e qarte prej studimeve se nje urdher me vete shenjohet ne heroin Gjergj Elez Alia lidhet me faktin qe shqiptaret i kane provuar te dy rreziqet nga deti e nga toka. Nje ceshtje e debatuar ne kete studim eshte edhe ajo e karakterit te vargut shpesh identifikuar me dhjeterrokeshin edhe kjo me shume e lidhur me debatet e pergjithshme per lidhjet ngjashmerite dhe pangjashmerite metrike midis eposit shqiptar dhe eposit te sllaveve te jugut. Ne baze te tipologjise se kenges epike referuar shkalles se mendesise dhe te vetedijes estetike tipeve te mendimit dhe perfytyrimit popullor epika legjendare shqiptare do te rezultonte me kete klasifikim 1- Kenge me motive mitologjike 2- Kenge me motive heroike parahistorike pa shtresime te njehsueshme historike 3- Kenge heroike me shtresime historike. Gjate ketij studimi permendet ne jo pak raste edhe cikli i Gjergj Elez Alise i cili permban opozicionin biblik gjenotipik toke-det Leviatan-Behemont i cili ne prozen popullore shqiptare njihet dhe si motivi i luftes se dragoit me kucedren. Epi i Gjergj Elez Alise shenjon nje kohe historike te shfaqjes se rrezikut qe vjen nga deti. Rreth ketyre dy cikleve bashkohen shume kenge te tjera epike te cilat formojne mjedisin e notimit te dy cikleve/qerthujve ne nje epike legjendare te vetme pavaresisht se bie fjala heronjte kulturore te dy rendeve Gjergj Elez Alia dhe Muji e Halili dalin ne epos edhe si rivale dhe kundershtare ne duel.

Ky studim merr persiper edhe disa prej ligjerimeve me te vjetra te shqipes si ligjerimi biblik-ungjillor ligjerimi etnografik-prozodise popullore dhe ligjerimit etnojuridik-tradites se ligjeve te pashkruara. Si nje ceshtje e nderlikuar del edhe i ashtuquajturi institucioni i beses te shqiptaret ku besa na del ne keto shumesi kuptimesh besa si paqe besa si fe besa si besim besa si bekim besa si kod etik besa si nyje juridike besa si shenje dhe vetedije fetare. Historikisht fjala bese deshmohet e perdorur me nje vlere morale-juridike ne Statutet e Shkodres qe i perket periudhes paraosmane. shte nje prej nocioneve qe del me heret ne kulturen e shkruar shqiptare. Ne Statutet e Shkodres ne te vertete del ne forme foljore bessare besare dhe kjo perben nje nxitje per interesa shkencore etnografike e gjuhesore. Ne te gjitha rastet e perdorimit te nocionit te te besuarit ne Statutet e Shkodres ky nocion ka si kusht bene betimin. Ne fakt bessare ne formen e vet me te hershme te shkruar i permban te gjitha keto nocione be betim bese besim. Jane te mundshme disa rrafshe krahasuese per evoluimin historik te fjales bese e cila sipas te gjitha gjasave nuk eshte nje fjale e parme e shqipes por nje formim i periudhes se saj letrare.

Besa theksohet si kodi me i vecante ne bote dhe gjendet ne Kanunin e Leke Dukagjinit dhe Evropes se qyteteruar do ti duhen edhe 600 vjet per te arritur vlerat e kanunit shqiptar. Nje fakt qe Pr. Sinani ka nenvizuar eshte edhe problemi i gjakmarrjes i cili jepet ne Kanun ku theksohet qe eshte nje shprehje e nje rregullimi shume te rrepte te jetes se shoqerise qysh ne te drejten biblike pastaj me te mirenjohurin lex talionis- ligji i prerjes ose me sakte ligji syrin per sy qe ka zene nje vend qendror ne te drejten antike romake pavaresisht se me vone kultura njerezore iu largua kesaj egersie te kryehershme dhe mbijetojat e saj u ruajten kryesisht ne shoqerine patriarkale me vecime natyrore e politike. Jeten per jeten syrin per syrin dhembin per dhembin doren per doren kemben per kemben djegien per djegien plagosjen per plagosjen keto jane sloganet e sanksionuara ne Librin Dalja- Eksodi te Bibles.

Permbledhtas mund te themi se nismat shkencore per vleresimin e raporteve histori/epos kane pasur per qellim te paraqesin kushtezimin relativ te kesaj permendoreje te fuqishme te artit te popullit me historine e tij. Etnokultura dhe historia ne keto studime shihen si pasuri kombetare dhe raportet midis tyre dalin jashte kuadrit te krahasimit te dijeve dhe disiplinave shkencore rreth tyre. Vemendje e posacme me te drejte i kushtohet pavaresise relative te tradites letrare gojore nga realiteti historik qe ne rastin e eposit eshte me e madhe. Prehistoria dhe historia ne folkloristike ndahen ne pikat ku lidhen e ndahen epika legjendare dhe ajo historike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›