E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdhri Mjeshter i Madh per 4 artiste

Janë regjisorë, të cilët ndër dekada, në institucionet qendrore të artit në vend kanë dhënë kontribut të çmuar.

Për punën e një jete dhe revolucionin në fusha të ndryshme, Presidenti i Republikës i ka vlerësuar ata me urdhrin "Mjeshtër i Madh". Janë regjisorët Vladimir Prifti, Albert Minga, Pali Kuke dhe Vera Grabocka që në një ceremoni mes familjarëve dhe miqve të një jete u nderuan nga Presidenti.

Regjisori Prifti nuk mund vetëm të gëzonte në këtë ditë, por edhe ngrinte një shqetësim, atë të një artisti për gjendjen e institucioneve artistike në vend.

Regjisori Pali Kuke u ndal te aristët me të cilët ka bashkëpunuar, ata që bëjnë të dukshme krijimtarinë e tyre pas kameras apo pas kuintave.

Presidenti i vendit qe i fundit që mori fjalën në këtë ceremoni përtej të zakonshmes. Z. Bamir Topi vuri theksin në vlerat e jashtëzakonshme që kanë përcjellë këta personalite krijuese të vendit në atë që është sot arti shqiptar.

Presidenti i vendit në përfundim të fjalës së tij theksoi se mosha e këtyre krijuesve do i lejojë ata të jenë sërish prezent në krijimtarinë artistike në vend, për të përcjellë të tjera.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›