E Diel, 1 Nëntor 2026

Urdhri i kryeministrit Rama nis të vihet në zbatim, dorëhiqen drejtorët e institucioneve qendrore në nivel vendor në Dibër, rreth 130 të tjerë në pritje

Urdhri i Kryeministrit Edi Rama i dhënë një ditë ministrave më parë për t’ju kërkuar dorëheqje drejtorëve nën varësi ka zbritur deri në bazë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se vala e dorëheqjeve ka përfshirë edhe institucionet qendrore në nivel vendorë.

Deri tani mësohet se kanë firmosur dorëheqjen drejtuesit e OSHEE, UKD, ISSH, IKMT, OSSH, ASHKD etj.

Mësohet se të gjithë drejtuesve të institucioneve qëndrore në nivel vendor ju ka ardhur formati i kërkesës së dorëheqjes nga institucionet nga të cilët varen dhe ata i kanë firmosur në zyrat e tyre.

Ende nuk dihet se si do të funksionojë ky largim masiv i drejtuesve të institucioneve nën varësi të pushtetit qendror.

Kujtojmë se një kërkesë e ngjashme e Kryeministrit Rama është bërë në Korrik të vitit të kaluar drejtuar të gjitha bashkive të vendit ku u kërkua shkarkimi i zv/kryetarëve dhe drejtorëve, por ky proces u bë pjesërisht.

Burime qeveritare i pohuan Top Channel se drejtorët që preken do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë pasi faza e parë e këtij operacioni ka të bëjë vetëm me administrimin përmes një shkrese të dorëheqjen.

Në fazën e dytë do të vijohet me analizimin e perfomancës të çdo drejtori të dorëhequr.

Qeveria deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për këtë valë të kërkuar dorëheqjesh. Kjo lidhet me avancimin e idesë të kryeministrit për Meritokraci në administratë.

Kjo shihet si hapje rruge për Ministren e Administratës Publike Adea Pirdeni, e cila u votua dje në parlament si ministre dhe është betuar sot në Presidencë.

Janë më shumë se 130 drejtues agjencisë në nivel qendror dhe lokal që duhet të japin dorëheqjen e kërkuar.

Në fakt ky nuk është një rast i izoluar i ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama. Të tilla dorëheqje janë kërkuar në 2021 dhe në 2023.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›