Urgjenca e QSUT drejt rihapjes, rikthehet në funksion 3 muaj e gjysmë pas zjarrit

Punimet në Urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT nuk kanë përfunduar ende, ndonëse ishte parashikuar që fundi i muajit maj do ta gjente atë në funksion të plotë.
Grupet e punës janë duke punuar ende dhe duket se volumi i punimeve është drejt fundit për t’u hapur me shumë gjasë në javën e parë të qershorit.
Dhomat në shërbimin e urgjencës vijojnë të presin një numër të kufizuar pacientësh, ndërkohë që dritat janë instaluar. Firma e punimeve po kryhen testime në rrjetin elektrik dhe atë të aspirimit për rikthimin e plotë të shërbimit të sigurt për qytetarët.
30 mln lekë u alokuan për kthimin në funksion të urgjencës së QSUT, ndërkohë Prokuroria e Tiranës kërkoi një riinspektim të shkaqeve të zjarrit.
Më 11 shkurt të këtij viti një shkëndijë elektrike në një nga dhomat teknike në katin e 2-të dëmtoi të gjithë sistemin elektrik, çka bëri të pezullohet puna në spitalin e ri.
/rtsh.al/