Urgjent - Gjykata e Hagës: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar

PERDITESIMI I FUNDIT 16.24
Ndiqni drejtpërdrejt shpalljen e mendimit nga Gjykata e Hagës
Me 10 vota kundër 4, Gjykata e Hagës vendos të krijojë mendimin këshillëdhënës se është e mendimit se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, - konkludoi z.Ovada
NDIQNI DHE REAGIMET NGA MEDIAT NDERKOMBETARE NE FUND TE RAPORTIT
Hagë, 22 Korrik 2010 NOA Gjykata e Hagës vlerëson se shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008 nga ana e qytetarëve dhe autoriteteve të Kosovës, nuk ka shkelur asnjë nga të drejtat dhe ligjet ndërkombëtare, deklaroi pak çaste më parë Presidenti i GJND-së, japonezi Hisashi Owada e bëri këtë pohim, duke shpallur mendimin këshillëdhënës të kësaj gjykate.
Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës
nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara, - kumtoi Presidenti i
Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovada.
Në këtë pikë, ai ka përmendur ecurinë e tërësishme të zhvillimeve politike në Kosovë, që kanë të bëjnë me vendosjen e misionit të OKB-së në Kosovë, vendosjen e KFOR-it e të tjera.
Sipas z.Ovada, shpallja e pavarësisë është proces politik dhe jo ligjor. Gjykata
konsideron se e ka juridiksionin për të dhënë mendimin. Por kjo, nuk do të
thotë se është e obliguar që do ta ushtrojë këtë juridiksion, - u shpreh
z.Ovada.
***
Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND)
në Hagë, pikërisht në orën 15.00, ka nisur seanca ku do të shpallet opinioni
këshillëdhënës rreth pavarësisë së Kosovës.
Presidenti i GJND-së nga Japonia, Hisashi Owada, ka nisur leximin e deklaratës,
e cila është miratuar paraprakisht nga 15 gjyqtarë.
Në hyrje, gjykatësi japonez ka dhënë arsyetimet pse gjykata do të merret me rastin: Gjykata nuk mund të refuzojë tiu përgjigjet aspekteve ligjore të pyetjes, edhe pse pyetja pjesërisht është politike, ka thënë Owada, lidhur me pyetjen e shtruar nga Asambleja e OKB-së, me kërkesën e Serbisë, nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.
Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovada, tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara.
Me 10 vota kundër 4, Gjykata e Hagës vendos të krijojë mendimin këshillëdhënës se është e mendimit se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, - konkludoi z.Ovada.
Raportojnë mediat ndërkombëtare.
AFP thotë se "deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të
drejtën ndërkombëtare".
"Shkëputja e Kosovës nga Serbia nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar",
shkruan Reuters, për të shtuar se "vendimi do të rrisë numrin e
njohjeve të Kosovës dhe do të shtyjë Prishtinën më afër anëtarësimit në
Kombet e Bashkuara".
Duke lexuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë,
presidenti Hisashi Ovada tha se "e drejta ndërkombëtare nuk
përmban asnjë ndalesë në deklarimet e pavarësisë", raporton Associated Press.
Vijon...
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") Albo - Urime! |22/07/2010 18:29:32 Urime gjithe kosovareve. Urime gjithe shqiptarve Komentoje 4 0 enku - Me miqtë tanë Amerikën ,anglinë dhe tjertë qe na |22/07/2010 18:27:40 Sa ti kemi keta miqë kurrë serbia e rusia s,do munden të na bëjnëa,sgjë.
Zoti e bekoftë Ameriken,Anglinë, dhe shtétet tjera mike qe na kane
pranuar.
Me të fortat vende eshte edhe gjykata .Se Kosova e ka të drejten me
qenë e pamvarur dhe e lirë.
S,ka vendë në botë qe jetonë kohe te gjatë
nën një pushtet kriminelesh e plaqkitesish sikur serbia.
Kosova s,ka qene
toke serbe ,s,ka me qenë kurrë tokë serbe.
Oi serbi e mjera serbi ,rusia te
ka vu me krye ne hi, jave mori rafinerin për pake pare e ka mejve marre edhe
shpirtin se ruset jane hajna sikur ju ju jeni bijte e rusve serbe kriminela zoti
ju denofte rusin,serbin dhe shtete sllave qe se kane njofte kosoven. Komentoje 35 0 Dardania - Kosova e Pavarur |22/07/2010 18:27:32 Nuk ka me kthim mbrapa.
Kjo eshte ora e shqiptareve, ky eshte shekulli i
shqiptareve.
Historia nuk na preu me ne bese.
Urime Gjithe Shqiptarave per
vedimin e sotem te GJND.