Urimet e Man Cityt, edhe kosovari aty

Talenti nga Kosova, Bersant Celina, ka qenë pjesë e një reklame për festat e fundvitit, e organizuar nga akademia e skuadrës ku ai luan, kampionëve në fuqi të Premier League-s, Manchester City.
Në këtë organizim, futbollistët e akademisë së City-t ka treguar cilësitë e tyre me topin, por në mënyra jo shumë të zakonshme, duke shkaktuar edhe të qeshura.
E momenti kyç i Celinës në këtë video, është xhonglimi i tij me topin dhe më pas asisti për një shokun e tij, i cili shënon një gol të bukur në stilin "biçikletë".
Bersant Celina është 16-vjeç dhe është pjesë e Kombëtareve të moshave të Norvegjisë.