E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ursula Von Der Leyen viziton Egjiptin, takon presidentin dhe diskuton mbi krizën humanitare në Gaza

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen mbërriti këtë të shtunë në Egjipt për të diskutuar me presidentin e vendit rreth situatës së rënduar humanitare në rripin e Gazës.

Von Der Leyen shprehu falënderime ndaj Egjiptit për lehtësimin e kalimit së ndihmave bazike përmes kufirit, ndërsa të dy liderët u shprehen kundër zhvendosjes së detyruar të palestinezëve.

Von Der Leyen dhe presidenti Al Sisi do të diskutojnë gjithashtu mundësitë diplomatike për një zgjidhje me dy shtete.

Gjatë vizitës së saj në Egjipt, Von Der Leyen pa nga afër edhe procesin e kalimit të ndihmave humanitare që Bashkimi Europian ka dërguar për Gazën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›