E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ursula von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Evropian

Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, u shpreh se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Evropian, gjatë një takimi të zhvilluar me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Më 1 korrik, Borut Pahor do të vihet në krye të presidencës së Bashkimit Evropian, për 6 muaj. Përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter, von nder Leyen shkruan se kjo është një presidencë e rëndësishme, pasi planet e rimëkëmbjes duhet të aprovohen sa më shpejt që gjenerata e ardhshme e Bashkimit Evropian të fillojë veprimin këtë verë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›