Ursula von der Leyen mirëpret armëpushimin 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur shpalljen e armëpushimit 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit, të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Në një reagim në platformën X, von der Leyen shkroi se “E mirëpres armëpushimin e shpallur 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit, të ndërmjetësuar nga Presidenti Trump. Ky është një lehtësim, pasi ky konflikt tashmë ka marrë shumë jetë.”
Ajo shtoi se Evropa do të vazhdojë të bëjë thirrje për respektimin e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Libanit, si dhe do të vijojë të mbështesë popullin libanez përmes ndihmës humanitare.
I welcome the announced 10 day ceasefire between Israel and Lebanon, mediated by President Trump.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 16, 2026
This is a relief, as this conflict has already claimed far too many lives.
Now, we need not just a temporary pause, but a path to permanent peace.
Europe will continue to call for…
/rtsh.al/