Ushqimet në Shqipëri, në shtetin më të varfër të Europës, kushtojnë njësoj si në BE
Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...
18:52
Ushqimet në Shqipëri, në shtetin më të varfër të Europës, kushtojnë njësoj si në BE
Lapsi.al22 June 2022
Ndonëse Shqipëria është shteti më i varfër në Europë, me prodhimin e brendshëm për frymë që është sa 32% e mesatares së Europës, sipas Eurostat (të dhënat nuk përfshijnë Kosovën), qytetarët e vendit duhet të paguajnë shtrenjtë për blerjen e ushqimeve e pijeve dhe produkteve tw tjera, si komunikimi dhe blerja e pajisjeve elektronike e përdorim shtëpiak. Eurostat ka publikuar indeksin e çmimeve për mallrat dhe shërbimet për vendet e Europës.
Në Shqipëri, çmimet në tërësi janë sa 61% e mesatares europiane. Kjo është përqindja më e lartë nga vendet e rajonit pas Malit të Zi (69%), por ky i fundit kishte të ardhura sa 47% e mesatares Europiane, nga 32% që e ka këtë tregues Shqipëria. Më lirë çmimet janë në Turqi (40% e mesatares europiane), Maqedoni e Veriut (51.5), Bosnjë Hercegovinë (55.8), Serbi (59.9).
Kur vjen puna te ushqimet, për të cilat familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve në buxhetin e tyre (rreth 42%, nga 13% që është mesatarja e Bashkimit Europian), çmimet janë pothuajse njësoj si në Europë dhe më të shtrenjtat në rajon.
Indeksi i Eurostat për ushqime, është sa 83% e mësatares europiane, më të shtrenjta edhe se në Mal të Zi (78.3), Ushqimet, në rajon, janë më të lirat në Maqedoninë e Veriut, me 61.4% të mesatares europiane.
Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Hungari, Poloni, Rumani, Bullgari. Të shtrenjta në Shqipëri janë veshjet dhe këpucët, me rreth 96% të mesatares së BE-së. Më lirë janë restorantet (46% e mesatares së BE-së). Më i shtrenjtë është komunikimi (108% e mesatares së BE-së). Më shtrenjtë nga të gjitha kushton blerja e pajisjeve shtëpiake (120%) dhe atyre elektronike (110%) Pajisjet personale të transportit janë më të shtrenjtat në rajon (86% e mesatares së BE-së)./ Monitor
Një i moshuar 80-vjeçar është vetëhedhur në rrjedhën e lumit Drino në Gjirokastër në afërsi të Urës së Subashit. Ngjarja ka ndodhur në kufirin administrativ ...
Mediat ndërkombëtare i japin jehonë rikthimit të Festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë. Këtë herë prestigjiozja, “Billboard” i ka dedikuar një shkrim eventit të...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e anijes me qymyr që mbërriti në Portin e Durrësit më 17 maj. Në anije u gjetën dhe sekuestruan 59...
Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e peletit në Maliq. Nuk dihet ende nëse ka apo jo njerëz brenda, por zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe në fabrik...
Policia e Himarës ka shpallur në kërim një 41-vjeçar pasi akuzohet se ka ndërtuar pa leje në vijën bregdetare në Dhërmi. Në vijim të punës për parandalimin, evi...
Prostitucion, armë e drogë, vihen në pranga 7 persona, mes tyre një pronar hoteli dhe 2 gra. "Finalizohet operacioni policor i koduar “Triple”, i zhvilluar n...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar sërish nismën e Ballkanit të Hapur, duke thënë se synim i vetëm i saj është asgjësimi i Kosovës . Teksa f...
Në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, e cila ka mbërritur në Tiranë në një vizitë zyrtare, kreu i qeverisë Edi Rama ka folu...
Një parcelë me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa është gjetur në një pyll në Lalm i Ri, njësia administrative Kolsh Lezhë. Sipas policisë parcela ës...
Disa persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare suedeze. Dy persona janë dërguar në spital dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të ...
Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur
Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë
Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.