Ushtarët izraelitë hapin zjarr ndaj palestinezëve që po prisnin për ushqime, të paktën 104 viktima dhe 760 të plagosur

Të paktën 104 humbën jetën dhe 760 të tjerë u plagosën në një incident kaotik në Gaza, pasi trupat e Izraelit hapën zjarr ndërsa civilët palestinezë të uritur po mblidheshin rreth kamionëve me ndihma ushqimore. Pretendimet vijnë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.
Civilët kishin vërshuar rreth kamionëve të sapoardhur me ndihma me shpresën për të marrë ushqim, kur tanket dhe dronët izraelitë filluan të qëllonin mbi njerëzit në rrugën Haroun Al Rasheed në qytetin perëndimor të Gazës, në zonën Sheikh Ajleen.
Sipas një zyrtari izraelit, ushtarët qëlluan ndaj njerëzve që rrethonin kamionin me ndihma pasi “turma iu afrua forcave izraelite në një mënyrë që përbënte një kërcënim për trupat, të cilët iu përgjigjën kërcënimit me zjarr të drejtpërdrejtë”.
Kamionët e ndihmës u përpoqën të largoheshin nga zona, duke përplasur aksidentalisht të tjerët dhe duke shkaktuar vdekje dhe lëndime të tjera.
Numri i të vdekurve dhe numri i të plagosurve pritet të rritet pasi shumë trupa dhe njerëz janë ende në rrugë./ CNN
/rtsh.al/