E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ushtarët koreanë në Ukrainë, Rutte: Ndihma nga Kim Jong Un është dëshmi e dëshpërimit të Putin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca ushtarake  ka konfirmuar se trupa të Koresë së Veriut janë në Kursk të Rusisë, rajon në kufi me Ukrainën.

Duke folur nga Brukseli, Rutte e ka konsideruar këtë hap si  përshkallëzim të madh  në luftën e Moskës ndaj Kievit.

“Ky veprim sinjalizon dëshpërimin e presidentit rus, Vladimir Putin, pas humbjes së më shumë se 600.000 ushtarëve në luftë. Thellimi i bashkëpunimit ushtarak në mes të Rusisë dhe Koresë së Veriut përbën kërcënim për sigurinë euro-atlantike dhe atë të Indo-Paqësorit”, tha Rutte.

Rutte i ka bërë këto deklarata pasi ka zhvilluar një takim të nivelit të lartë me një delegacion të Koresë së Jugut, të përbërë nga zyrtarë të lartë të inteligjencës, dhe diplomatë të 32 vendeve anëtare të aleancës.

Ai ka thënë se NATO   është “duke u konsultuar në mënyrë aktive brenda aleancës, me Ukrainën, dhe me partnerët në Indo-Paqësor”, lidhur me këto zhvillime, dhe ka paralajmëruar se do të diskutojë edhe me presidentin e Koresë së Jugut dhe ministrin ukrainas të Mbrojtjes.

Shtimi i mijëra ushtarëve të Koresë së Veriut në konfliktin më të madh në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, do të rrisë edhe më shumë presionin në ushtrinë ukrainase, ndërsa rrezikon po shut rritjen e tensioneve gjeopolitike në Gadishullin Korean. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›