E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ushtarët koreano-veriorë vendosin mina në Seul, Koreja e Jugut i përgjigjet me të shtëna paralajmëruese

Tensionet dhe konfliktet kanë vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.

Ushtarët e Koresë së Jugut qëlluan me të shtëna paralajmëruese për të zmbrapsur ushtarët koreano-veriorë që kaluan përkohësisht kufirin tokësor, për herë të dytë brenda këtij muaji.

Kjo kundërpërgjigje e ushtrisë së Jugut erdhi menjëherë pas veprimeve të Koresë së Veriut, e cila nisi instalimin e barrierave antitank, duke përforcuar akset rrugore dhe duke vendosur mina.

Ushtarët koreano-veriorë u tërhoqën pasi Jugu transmetoi paralajmërime dhe nisi të shtënat./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›