Ushtarët rusë të zënë rob, me lot në sy: Nuk e kishim idenë se po na çonin në luftë

Të burgosurit rusë të luftës janë shprehur se nuk e kishin idenë se ishin dërguar në luftë në Ukrainë, dhe se “do të sulmonin njerëzit që mbronin territorin e tyre”. Faqja e shërbimeve të sigurisë të Ukrainës në “Facebook” ka publikuar një video ku shfaqen këta ushtarë që thonë “na dërguan si ushqim topi” dhe paralajmëruan “ne po vrasim njerëz paqësorë”. “Kjo nuk është lufta jonë. Nëna dhe gra, mblidhni burrat tuaj. Nuk ka nevojë të jesh këtu”, shprehet një ushtar i plagosur, i ulur para një flamuri ukrainas.
Pamjet e tjera tregojnë një ushtar rus të prangosur dhe teksa qan për vdekjet e shkaktuara dhe shkatërrimin e vendit nga lufta, shprehet: “Ata nuk marrin as kufomat, nuk ka funerale”.
Ndërsa një tjetër ushtar i kërkoi Kievit dhe Moskës që të evakuonin fëmijët nga zona e luftës, dhe tjetri shton: “Askush nuk dëshiron luftë”.
Kjo vjen pasi një ushtar rus dyshohet se i dërgoi mesazhe nënës së tij duke i thënë: “Gjithçka që dua është të vras veten”, gjashtë ditë pasi Moska urdhëroi forcat e saj të hynin në Ukrainë. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, paralajmëroi sot se Rusia po përpiqet të fshijë Ukrainën, ndërsa Moska filloi me sulme në të gjitha frontet.