Ushtria izraelite: Rreth 15 anëtarë të Hezbollah u vranë në një sulm në Liban

Ushtria izraelite ka njoftuar se rreth 15 anëtarë të Hezbollahut janë vrarë në një sulm në Libanin jugor.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se luftëtarët u vranë në një sulm në një ndërtesë në Bint Jbeil.
Sipas ushtrisë izraelite grupi militant po ruante sasi të mëdha armësh brenda ndërtesës.
Ndërkohë Izraeli i ka përqendruar kryesisht sulmet e tij ajrore në Libanin jugor dhe lindor, si dhe në periferitë jugore të Bejrutit.
/abcnews.al/