E Martë, 3 Nëntor 2026

Ushtria izraelite hedh poshtë pretendimet për varreza masive në Gaza

Ushtria izraelite ka hedhur poshtë akuzat për varrime masive dhe ekzekutime të mundshme të palestinezëve në spitalin Nasser në Rripin e Gazës, duke sqaruar se trupat e varrosur atje janë ekzaminuar si pjesë e kërkimit për pengje.

“Akuzat se ushtria izraelite varrosi trupat e palestinezëve është e pabazë”, thuhet në deklaratën e ushtrisë, duke shtuar se trupat u kthyen në vendin e varrimit pas ekzaminimit.

“Ekzaminimi është kryer në mënyrë të kujdesshme dhe ekskluzivisht në vendet ku shërbimet e inteligjencës kanë raportuar për praninë e mundshme të pengjeve. Ekzaminimi është kryer me kujdes me respekt dhe duke ruajtur dinjitetin e të ndjerit”.

Nga ana e tij, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për varrezat masive të zbuluara në dy spitalet më të mëdha në Rripin e Gazës dhe thotë se është i tronditur nga shkatërrimi i spitalit Al-Sifa në qytetin e Gazës dhe Nasser në Han Younis.

Në një deklaratë, Komisioneri i Lartë Fowler Turk theksoi nevojën për “hetime të pavarura, efektive dhe transparente” në kontekstin e “klimës mbizotëruese të mosndëshkimit”./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›